Telegrafi

Pas spekulimeve, është zyrtarizuar se Robert Pattinson do të jetë Batmani i ardhshëm

Robert Pattinson (Foto: Antony Jones/Getty Images/Guliver)

Kompania Warner Bros ka konfirmuar se në filmin e ardhshëm “The Batman”, rolin e Bruce Wayne do ta luajë Robert Pattinson.

CNN bën të ditur se aktori e ka fituar këtë rol pas një sërë testes që i janë bërë.

Mediat kanë raportuar disa javë më parë se Pattinson do ta luajë rolin e superheroit, mirëpo si kandidat ishte përmendur edhe Nicholas Hoult.

Lexo po ashtu Ben Affleck nuk është më "Batman", por Robert Pattinson

Sidoqoftë, ylli i “Twilight” është konsideruar si zgjedhja më e mirë për këtë rol dhe në fund ka rezultuar se ai e ka fituar rolin.

Ben Affleck në rolin e Batman (Foto: Warner Bros. Pictures)

Sidoqoftë, ka edhe të tillë që konsiderojnë se përzgjedhja e tij është e gabuar, ashtu siç ishte edhe e paraardhësit të tij, Ben Affleck. /Telegrafi/