Site icon Telegrafi

Pas skenës seksuale, aktorja me mbipeshë reagon ndaj kritikëve (Foto)

Aktorja Gabourey Sidibe ka reaguar ndaj kritikëve për skenën seksuale të saj në një episod të serialit “Empire”.

32-vjeçarja me mbipeshë ka xhiruar një moment intim me aktorin Mo McRae në kulmin e një ndërtese.

Pas shfaqjes së episodit, aktorja e nominuar për Oscar është bërë subjekt i kritikave dhe talljeve.

“Unë një femër me lëkurë të errët dhe me mbipeshë, kam bërë një skenë dashurie në një episod televiziv”.

“Kam kaluar jashtëzakonisht mirë gjatë xhirimit të asaj skene, megjithëse kisha emocione”.

“Por ndihesha seksi dhe e bukur, dhe mendoj se kam bërë punë të mirë”, ka shkruar Sidibe në blogun e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version