Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka më shumë se 70 ditë qëndrimi në shtëpinë e famshme të Shqipërisë, Big Brother VIP.
Ajo gjatë kohës brenda e ka shprehur disa herë mungesën ndaj të birit, i cili akoma nuk është trevjeç.
Së fundmi në një bisedë me Kiarën, Olta tha se po e shkatërron mungesa e djalit të saj.
Madje, artistja theksoi se dëshironte të hynte vetëm për një muaj në shtëpi, por që loja fillon të pëlqen këtu, e nuk të lë të dalësh.
“Po më shkatërron mungesa e çunit. Nuk po duroj dot më. Nuk e di sa do e shtyej kështu. E ndjej vërtetë mungesën e shtëpisë. E kupton sa rëndë je këtu, sa larg me njerëzit, dashurinë, ngrohtësinë e vërtetë”, u shpreh ajo.
“Nuk rri më dot larg çunit. E teprova shumë. Është ekzagjeruar, kam ardhur vetëm për një muaj. Këtu të rrëmben energjia, loja fillon të pëlqen. Nuk gënjej, sigurisht që më pëlqen shumë. U shkatërrova nga pagjumësia”, vazhdoi më tej biondja.
Olta përndryshe nuk e ka prezantuar asnjëherë partnerin e saj dhe bashkë me të jeton në Spanjë. /Telegrafi/