Site icon Telegrafi

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, flet Aishe Haklaj

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aishe Haklaj tha se familja e saj ka ende besim në SPAK.

Në një deklaratë për mediat pas dëshmisë në Prokurori, ajo theksoi se detajet të mëtejshme do të japë avokati Idajet Beqiri, ndërsa refuzoi të tregojë se çfarë tha para autoriteteve të drejtësisë.

Haklaj tha se nuk  është në dijeni nëse në pyetje do të merren dhe pjesëtarët e familjes.

Lexo po ashtu Dhunohen varret e Haklajve në Tropojë, avokati i familjes: As kafsha nuk e bën një gjë të tillë

“Besimi ynë është te SPAK. Nuk mund të them më shumë. Ndoshta në vijëmësi avokati do t’u japë sqarime. Respekt pa fund për mediat. Keni qenë pushteti i vetëm që kemi besuar. Nuk e di a do pyeten pjesëtarë të tjerë të familjes”, tha ajo.

Prej orës 8 të mëngjesit, Aishe Haklaj dëshmoi në SPAK për kallëzimin që ka bërë për Sali Berishën dhe 14 persona të tjerë që sipas saj kanë marrë pjesë në ekzekutimin e katër vëllezërve të saj.

Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzueses për këtë padi. /Euronews.al/

Exit mobile version