Telegrafi

Pas Shqipërisë – Dua Lipa po vazhdon pushimet në Greqi me partnerin e saj Romain Gavras

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa javëve të fundit ka shijuar pushimet në jug të Shqipërisë.

Autorja e “Levitating” ka ndarë postime të shumta nga bregdeti shqiptar, ndërsa tani radhës është për një tjetër destinacion.

27-vjeçarja ka publikuar imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 88 milionë ndjekës, duke treguar se pas Shqipërisë, radhën e ka Greqia.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja ka zbuluar në në këto pushime po shoqërohet nga partneri i saj, regjisori francez Romain Gavaras.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Në kolazhin e fotove, Dua shihet në veshje dhe bikini të ndryshme, teksa shijonte kohën me diell në një anije në mes të oqeanit bashkë me të dashurin e saj.

Ndërkohë, kujtojmë që artistja aktualisht po shijon suksesin me filmin “Barbie”, për të cilin ka realizuar kolonën zanore “Dance The Night”, dhe gjithashtu bën një paraqitje të shkurtër.

Dua përndryshe së fundmi u nominua në dy kategori në “MTV Video Music Awards 2023”, për ‘Këngën më të mirë pop’ për “Dance The Night” si dhe për ‘Këngën me koreografinë më të mirë’, e cila u realizua nga Charm La’Donna. /Telegrafi/