Pas shpërthimit si pasojë e të cilit u shemb një pjesë e urës së Krimesë, u shpreh edhe ushtria ukrainase e cila nuk e mohoi përgjegjësinë.
Ata thanë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet të jetë i lumtur “sepse mori një dhuratë kaq të shtrenjtë për ditëlindjen e tij”.
Theksojmë se i pari i shtetit rus festoi ditëlindjen e 70-të.
Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksy Danilov, ka publikuar një video të artistes së ndjerë amerikane, Marylin Monroe përkrah shkatërrimit të urës.
Kujtojmë se Monroe i kishte kënduar me rastin e ditëlindjes ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy, i cili moment është bërë ikonik në mbarë botën.
Доброго ранку, Україно! 🇺🇦 pic.twitter.com/UQMI6LheSR
— Oleksiy Danilov (@OleksiyDanilov) October 8, 2022
Kujtojmë se ura është strategjikisht e rëndësishme për ushtrinë ruse si një rrugë për furnizimin me karburant, municione dhe armë të tjera, kështu që vënia e saj jashtë shërbimit mund të dërgojë lehtësisht në një përmbysje në front. Një zyrtar i lartë ushtarak ukrainas nuk e mohoi se pas këtij akti qëndron Ukraina, por as nuk e konfirmoi.
“Gjithçka që mund të them është se përbërja me karburant, e cila synon të furnizojë forcat pushtuese në jug të Ukrainës, kaloi urën”, theksoi ai shkurt duke kërkuar të mbetet anonim.
Pas kësaj, ai kishte një mesazh të shkurtër për presidentin rus, “Putini duhet të jetë i lumtur. Jo të gjithë marrin një dhuratë kaq të shtrenjtë për ditëlindjen e tyre”.
¯_(ツ)_/¯ pic.twitter.com/jGYfWv4h5j
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) October 8, 2022
Siç shkruan New York Times, ura është me rëndësi strategjike për ushtrinë ruse si një rrugë për furnizimin me karburant, municione dhe armë të tjera.
Alternativa është furnizimi nëpërmjet ngushticës, e cila shpesh është me stuhi në stinën e vjeshtës. /Telegrafi/
❗️The moment of the explosion on the Crimean bridge. pic.twitter.com/yFJC8HZK6G
— NEXTA (@nexta_tv) October 8, 2022
People near the #Kyiv City Hall are photographed against the background of a large postage stamp depicting the explosion of the Crimean Bridge. pic.twitter.com/g4x4m0l7aw
— NEXTA (@nexta_tv) October 8, 2022
The Russian Union of Insurers estimated the damage from the explosion on the Crimean bridge at 200-500 million rubles.
There are no forecasts for recovery yet. pic.twitter.com/JyrzxVfTYu
— NEXTA (@nexta_tv) October 8, 2022
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) October 8, 2022
The Crimean Bridge right now. pic.twitter.com/dewMQefVcm
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) October 8, 2022
“путин сдох!” https://t.co/Wo9c5onI77
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) October 8, 2022