Fenerbahçe ia ka besuar drejtimin e skuadrës trajnerit holandez, Erwin Koeman.
Klubi turk ka shkarkuar ditë më parë strategun Philipp Cocu, i cili nuk ka arrit ta këndell ekipin nga Stambolli.
Edhe pse këtë vit gjiganti turk ka një menaxhment si dhe kryetar të ri, assesi nuk po arrin të ndjek ritmin e kampionatit.
Pas dhjetë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, ‘Kanarinat e verdha’ zënë pozitën e 15 me vetëm nëntë pikë.
Kjo ka bërë që të humb besimi te ish-futbollisti i Barcelonës, i cili u angazhua gjatë verës për të përmirësuar gjendjen e ekipit.
Theksojmë se Koeman ishte ndihmëstrajner i të shkarkuarit gjersa mendohet se do të angazhohet turku, Ersun Yanal.
Ndryshe, Feneri gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë derbin më të madh turk kundër Galatasarayt. /Telegrafi/