Kryeministri Albin Kurti, ka komentuar shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare e Privatizimi.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt” .
Tutje ka shtuar se ky është hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni dhe krijimit të themelimit të Fondit Sovran – që ishte premtim elektoral i Albin Kurtit.
“Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran”.
“Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë”, shkroi Kurti.
Ndërkaq, me 65 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës shkarkuan bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Deputetët nuk kanë miratuar raportin vjetor të kësaj agjencie./Telegrafi.