Këngëtarja Rita Ora bëri shumë bujë me paraqitjen e saj në “MTV Europe Music Awards”.
Ajo ishte nikoqire e këtij eventi, gjersa befasoi të gjithë kur në hapjen e tij u shfaq e veshur me robdeshambër.
Vetëm një muaj pasi ka kaluar kjo ngjarje, nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu vendosi të bëjë të njëjtën gjë.
Ajo ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet nga palestra, e veshur me robdeshambër, teksa ka etiketuar vajzën e saj, Ritën, duke treguar se si kush po duket.
“Veshja ime e EMA e palestrës”, ka shkruar nëna e këngëtares në këtë postim. /Telegrafi/