Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka lëshuar një deklaratë duke thënë se të gjithë trupat duhet të zhvarrosen dhe të identifikohen në Bucha për të siguruar që krimet e mundshme të luftës mund të hetohen.
Autoritetet ukrainase kanë publikuar pamje të tmerrshme të trupave pa gjymtyrë të masakruara nga forcat ruse në qytetin afër Kievit.
“Jam e tmerruar nga imazhet e civilëve të shtrirë të vdekur në rrugë dhe në varre të improvizuara në qytetin Buchas në Ukrainë”, tha ajo, raporton skynews.
“Raportet që dalin nga kjo dhe fusha të tjera ngrenë pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës, shkeljet e rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”, pohoi Bachelet.
Ajo gjithashtu deklaroi se është thelbësore që të gjitha trupat të zhvarrosen dhe të identifikohen në mënyrë që familjet e viktimave të mund të informohen dhe të përcaktohen shkaqet e sakta të vdekjes.
Ndrysh, shumë liderë botëror duke përfshirë edhe presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani, gjegjësisht Albin Kurtin kanë dënuar aktet makabre dhe kanë fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/