Telegrafi

Pas rrëzimit të Taynas në skenë, Melinda publikon video duke kënduar “Si banania”

(Foto: Screenshot/InstaStory/melindaademi/YouTube)

Tayna dhe Melinda Ademi janë të njohura për rivalitetin ndërmjet tyre në skenën muzikore shqiptare, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe ngacmimet përmes teksteve të këngëve apo versioneve të ndryshme ‘freestyle’.

Gjatë fundjavës, në internet janë publikuar disa video, të cilat e shfaqin Doruntina Shalën (emri i vërtetë i Taynas) duke u rrëzuar në një koncert në Gjermani.

Xhirimet janë realizuar nga fansat e pranishëm në mbrëmjen e saj muzikore, teksa ka ndodhur momenti i humbjes së baraspeshës nga reperja që ishte duke interpretuar hitet e saj.

Lexo po ashtu Momenti i sikletshëm kur Tayna rrëzohet në skenë gjatë koncertit

Në ndërkohë, Melinda e ka publikuar një video në InstaStory duke kënduar këngën “Si banania” që i referohet rrëshqitjes dhe rrëzimit.

“Por kujdes, por kujdes, nga banania; Mos e hidh e mos e shkel sepse rrëshqet”, janë vargjet që dëgjohen në prapavijë. /Telegrafi/