Telegrafi

Pas rizgjedhjes së Infantinos në krye të FIFA-s, Ademi i FFK-së: Vizioni juaj do ta mbajë futbollin në nivele të larta

Gianni Infantino, i cili u zgjodh për të udhëhequr FIFA-n nga kriza më e madhe në historinë e trupit qeverisës të futbollit, siguroi sot me aklamacion një mandat të dytë.

Një ndryshim i statutit i njoftuar këtë javë do të thoshte se delegatët nga 211 organet qeveritare kombëtare të futbollit nuk kishin nevojë të merrnin votat e Kongresin të FIFA-s në Paris për të treguar mbështetjen e tyre për zviceranin ndërsa kërkonte një mandat të plotë katërvjeçar.

Menjëherë ka reaguar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i cili e ka uruar zviceranin për këtë besim të marrë prej delegatëve.

Gianni Infantino (Foto by Richard Heathcote/Getty Image/Guliver)

Ai ka pohuar se vizioni dhe strategjia e avokatit 49-vjeçar do ta mbajë futbollin në nivele të larta dhe do të vazhdojë të jetë sporti më i popullarizuar në botë.

Letra e plotë e Ademit

I nderuari President Gianni Infantino,

Më lejoni që në emrin tim, në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen e juaj si President i FIFA-s për mandatin e ri katërvjeçar 2019 – 2023.

Jam i bindur se vizioni dhe strategjia juaj do ta mbajë futbollin në nivele të larta dhe do të vazhdojë të jetë sporti më i popullarizuar në botë.

Lexo po ashtu Gianni Infantino edhe katër vjet në krye të FIFA-s

Ne si federatë e re kemi nderin dhe kënaqësi që kemi gjetur tek ju një partner dhe përkrahës të madh të zhvillimit të futbollit në vendin tonë dhe me rezultatet që kemi arritur kemi dëshmuar se jemi storie e suksesit jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë.

Edhe një herë më lejoni të ju përgëzoj për mandatin e ri, duke ju uruar shëndet e suksese të mëtutjeshme. /Telegrafi/