Site icon Telegrafi

Pas rikthimit në rrjetet sociale, Rina iu drejtohet fansave: Jua kam borxh arsyen pse pauzova kaq kohë

Foto: Rina Balaj/Instagram

Reperja e njohur, Rina Balaj, ka tash e sa kohë që është përfolur për tërheqjen e menjëhershme që ka bërë nga muzika.

Si rrjedhojë, ajo u largua edhe nga rrjetet sociale, pasi Instagrami i saj kaloi në pronësi të kompanisë që e menaxhonte karrierën e saj, “ON Records”, dhe mu për këtë arsye ajo ka hapur një llogari të re personale në këtë rrjet social.

Dhe duket se i ka ecur mjaft mirë, pasi në vetëm pak ditë, Rina ka arritur të grumbullojë një shifër të madhe ndjekësish.

Në vetëm dy ditë pasi e ka hapur këtë profil, reperja nga Istogu ka mbi 45 mijë ndjekës në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E njëjta ka publikuar disa fotografi në InstaStory, duke thënë se është gati të rikthehet, gjersa të shtunën vendosi t’i falënderojë fansat që gjatë kësaj kohe të pauzës, vazhdimisht e kanë kërkuar me ngulm rikthimin e saj.

“Faleminderit të gjithë juve që më keni shkruar, më keni bërë të ndjehem mirë me mesazhet më pozitive të mundshme. Jua kam borxh arsyen pse pauzova nga rrjetet sociale”, kanë qenë fjalët e reperes në Instagram.

Rina duket se tashmë është gati të rikthehet plotësisht në muzikë, teksa në ditët në vijim pret të tregojë arsyen e vërtetë të pauzës. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/InstaStory
Exit mobile version