Telegrafi

Pas reshjeve të shiut të rrëmbyeshëm, hapet gropa gjigante në rrugë – toka “gëlltit” gjysmën e rrugës në Kaliforni

Një gropë gjigante është hapur në Kaliforni pas shirave të rrëmbyeshëm që e kanë goditur këtë shtet amerikan, kurse toka ka “gëlltitur” rrugën e njohur Highway-1 që çon drejt Paqësorit dhe një pjesë e saj ka përfunduar në Oqean.

Rrëshqitja e dheut në një zonë kodrinore pranë rrugës ka sjellë tonelata baltë dhe pemë, e më pas toka ka “gëlltitur” një pjesë të rrugës – më të njohurën në Kaliforni që çon drejt bregut Paqësor të këtij shteti, e këtë e dëshmon më së miri pamjet e publikuar nga Departamenti i Transportit në Kaliforni (Caltrans), transmeton Telegrafi.

Siç raporton San Francisco Bay Chronicle, incidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Rat Krik përgjatë kufirit me Saint Louis Obispo. Siç kanë bërë të ditur nga Caltrans, punonjësit e tyre kanë vizituar pjesët e tjera të rrugës për të përcaktuar nëse në pjesë tjera ka nivel të ngjashëm të rrezikut.

Nga Caltrans nuk kanë mundur të konfirmojnë se kur do të riparohet rruga, e Kalifornia është goditur nga “liqeni atmosferik”, rryma e ajrit që e ka sjellë reshje të shiut në Paqësor. /Telegrafi/