Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës në Prishtinë, kanë shkaktuar vështirësi në disa lagje të kryeqytetit.
Uji është mbledhur në disa zona të caktuara, ndërsa qytetarët janë duke u përballur me kolona të gjata, transmeton Telegrafi.
Prishtinasit përballen me probleme në komunikacion edhe ditëve të zakonshme, kurse tani situata është rënduar edhe më shumë si pasojë e reshjeve të shiut.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë fillon me mot të vranët dhe me reshje shiu.
Mot i ngjashëm pritet të na shoqëroj deri të premten.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë, kurse maksimalet nga 21 deri në 27 gradë Celsius./Telegrafi/