Site icon Telegrafi

Pas repartit ofensivë tani radha për mbrojtjen, Roma gati dy goditje të reja

Roma është një nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror në elitën e futbollit italian Serie A.

Giallorosët kanë bërë godijte të mëdha deri më tani, duke nënshkruar me Enzo Le Fee, Artem Dovbyk, Matias Soule apo portierin australian Mat Ryan.

Megjithatë tani është koha për ta përforcuar mbrojtjen dhe Giallorosët janë shumë pranë dy goditjeve të mëdha.

Lexo po ashtu Roma po pret përgjigjen e Dybalas, nëse argjentinasi largohet do të zëvendësohet nga ylli i Kosovës

Pasi Raul Bellanova është i shtrnjtë, Roma për krahun e djathtë do ta transferoj Lorenz Assignon nga Rennes, i cili sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te Burnley.

Giallorosët janë në negociata të avancuara me klubin francez dhe pritet të shpenzojnë 13 milionë euro për blerjen e tij.

Përveç mbrojtësit të djathtë edhe një qendërmbrojtës do t’i bashkohet Romës gjatë afatit kalimtar veror.

Emri i ri në listën e kryeqytetasve është Tiago Djalo i Juventusit, i cili nuk kishte hapësira te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version