Site icon Telegrafi

Pas rënies së raketave ruse në Poloni, reagon Zelensky: Sulmet e tyre nuk do të kufizohen vetëm në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i është përgjigjur pretendimeve se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloninë lindore këtë mbrëmje.

Ai tha se ka “paralajmëruar prej kohësh” se veprimet ruse “nuk do të kufizohen vetëm në Ukrainë”.

I pari i shtetit të Ukrainës vazhdoi të përsërisë mbështetjen e vendit të tij për Poloninë, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga shpërthimi i luftës në shkurt.

Ai shtoi se “duhet veprim” pas “sulmeve raketore ruse në territorin e NATO-s”.

Presidenti ukrainas e përshkroi këtë si një “përshkallëzim të rëndësishëm”.

Ndryshe, Polonia ka treguar se me rastin e sulmit kanë vdekur dy persona. /Telegrafi/

Exit mobile version