Një polic i pensionuar i ka hedhur poshtë spekulimet më të reja se Tupac Shakur është gjallë. Ai ka thënë se e kishte parë momentin pasi reperi është gjuajtur me armë dhe agoninë e tij kur i ka humbur vetëdija.
Teksa ka treguar se fjalët e fundit të ikonës së muzikës rep ishin një sharje në drejtim të policit.
Chris Carroll ishte njëri nga policët që arritën të parët në vendin e ngjarjes në Las Vegas, ku u vra Tupac. Ai ka pohuar se e ka parë reperin në gjendje të rëndë dhe të gjuajtur me plumba në vitin 1996.
“Tupac ka vdekur. E pashë duke humbur vetëdijen dhe duke humbur jetën para 20 vitesh. Akoma më duket e habitshme si fansat dhe njerëzit besojnë se Tupac është gjallë”, është shprehur polici 51 vjeçar.
Polici në fjalë ka treguar se e ka parë këngëtarin me gjakderdhje të shumtë, teksa një plumb e kishte goditur edhe në kokë.
Përkundër se e kishte thirrur, ai nuk kishte lëvizur dhe nuk kishte dalë nga vetura. Kur ishte afruar te vetura, Carroll ka treguar se atëherë e kishte kuptuar se në çfarë gjendjeje të rëndë ishte Tupac.
Polici është përpjekur ta pyesë atë se kush e ka gjuajtur, teksa me energjinë e fundit, reperi kishte marrë frymë dhe e kishte sharë.
Rikthimi i temës se reperi është gjallë erdhi pas një ‘selfie’ të publikuar, ku shfaqej një person shumë i ngjashëm me Tupac. /Telegrafi/