Të dy astronautët e NASA-s u nisën nga Stacioni Ndërkombëtar të Hapësirës të shtunën në mbrëmje, duke filluar një udhëtim afërsisht një ditor për tek familjet e tyre në Tokë.
Doug Hurley dhe Bob Behnken u vendosën në një “fluturake” të quajtur Crew Dragon “Endeavor”, një anije kozmike e projektuar, ndërtuar dhe operuar nga SpaceX me rreth 2.7 miliardë dollarë fonde të qeverisë amerikane.
Ky, sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, është fluturimi i dytë eksperimental i SpaceX, një mision i quajtur Demo-2 dhe hera e parë e ndërmarrjes së hapësirës ajrore duke i futur njerëzit në bord.
Lëshimi i misionit Demo-2 bën që SpaceX, e themeluar nga Elon Musk në vitin 2002, të jetë kompania e parë në Programin Crew Commercial të NASA-s që realizoi me sukses një vizitë në laboratorin 150 miliardë dollarësh, në përmasa të një fushe futbolli.
Por udhëtimi i kthimit të Behnken dhe Hurley sapo ka filluar.
Tani që ata janë larguar nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, ata duhet të kryejnë një zbritje të rrezikshme përmes atmosferës së Tokës – fazën e fluturimit që Musk e ka quajtur “shqetësimi më i madh”.
Nëse “fluturakja do të aterronte” me sukses të dielën pasdite (sipas kohës lokale amerikane), do të ishte e para anije kozmike amerikane që u largua dhe u kthye në Tokë që nga korriku 2011, kur NASA tërhoqi programin e saj të anijeve hapësinore. /Telegrafi/