Kombëtarja shqiptare do të rinisë të hënën (sot) përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Italisë, që do të luhet në stadiumin e Dortmundit më datë 15 qershor, ora 21:00.
Pas një dite pushim, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median, ndërsa seanca e dytë do të startojë në ora 17:00 dhe do të jetë gjithashtu e hapur për median.
Sakaq, do të kemi dhe në konferencë për median nesër me një nga futbollistët kuqezi, i cili do të jetë në komunikimin e përditshëm duke nisur nga ora 13:45.
Konferencën mund ta ndiqni në faqen zyrtare të FSHF në Youtube, teksa gazetarët do të mund ta ndjekin dhe të drejtojnë pyetje online në kanalin e dedikuar në Microsoft Teams. /Telegrafi/