Telegrafi

Pas publikimit të videos së përleshjes me Haki Abazin, reagon Molliqaj

Kandidati për deputet nga PSD, Dardan Mollqaj, ka reaguar pas publikimit të videos në të cilën ai ishte përfshirë në një përplasje fizike me Haki Abazin, kandidat për deputet nga VV-ja.

“Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës”, ka thënë Molliqaj.

Ai e ka quajtur Abazin sulmues, dhe viktimë.

Lexo po ashtu Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

“Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima. Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo po ashtu Vetëvendosje reagon pas publikimit të pamjeve të përleshjes mes Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt

Lidhur me videon, ka reaguar edhe Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Vetëvendosje thotë se Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine.

“Ne e denoncojmë këtë krim, dhe konsiderojmë se këto imazhe e vulosin si njeri të dhunshëm e si mashtrues Dardan Molliqajn, i cili asokohe mohoi të ketë sulmuar fizikisht”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq, më 11 shtator, kandidati i VV-së për deputet, Haki Abazi, është sulmuar nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.Sulmi fizik kishte ndodhur pas një emisioni televiziv./Telegrafi/