Site icon Telegrafi

Pas publikimit të fotove me Veselin, reagon Aurela (Foto)

Pas lajmeve dhe publikimit të disa fotografive ku shiheshin Aurela Hoxha dhe Vesel Kurtishaj së bashku duke drekuar u aludua për një lidhje të mundshme mes tyre.

Pranimi i tyre publik për përfundimet e lidhjeve të tyre të mëhershme solli dyshime se dyshja e famshme kanë nisur një aferë së bashku, transmeton Telegrafi.

Ka qenë vetë Aurela, e cila ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke thënë se kur të krijojë një lidhje do t’u dërgojë foto gazetarëve, transmeton Telegrafi.

“Ditën që do të jem në lidhje, do t’ju dërgoj foto me cilësi të dashur miq gazetar. Kështu që shijoni darkat tuaja pa u shqetësuar të më fotografoni pasi nuk beni lajm, vetem zhurmë”, ka shkruar bukuroshja shqiptare.

Kujtojmë se ditë më parë ish bashkëshorti i saj kishte dhënë një deklaratë të fortë ku thuhej se edhe po t’i lutej ai nuk do të kthehej më kurrë me Aurelën.

Në anën tjetër Veseli ka pranuar publikisht përfundimin e lidhjes me Tean, ndërsa u përfol për një lidhje të re me balerinën e TV Klan. /Telegrafi/

 

Exit mobile version