Site icon Telegrafi

Pas protestave të qytetarëve, lirohet kryetari i një qyteti ukrainas që ishte rrëmbyer prej forcave ruse

Më herët u raportua se forcat ruse kishin marrë nën kontroll qytetin e Slavutych dhe se kryebashkiaku, Yuri Fomichiv ishte marrë peng.

Veprimet e tyre nxorën mijëra protestues të zemëruar në rrugë, duke valëvitur flamujt ukrainas dhe duke brohoritur parulla patriotike.

Një banor i Slavutych që mori pjesë në protestë tha për BBC se “pushtuesit” tani janë kthyer mbrapa të qytetit dhe flamuri ukrainas ende valëvitet mbi ndërtesën e administratës lokale.

Banori tha se kryetari i bashkisë së qytetit foli në tubim pas raportimeve për rrëmbimi, duke sugjeruar se ishte liruar, raporton bbc.

Slavutych u ndërtua pas fatkeqësisë së vitit 1986 në termocentralin bërthamor të Çernobilit, kur një reaktor shpërtheu duke lëshuar materiale radioaktive në mjedis.

Vetë vendi i termocentralit ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që në ditën e parë të luftës. Rreth 300 punëtorë mbetën të bllokuar atje, megjithëse disa tani kanë mundur të largohen. /Telegrafi/

Exit mobile version