Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit nga rezultatet e KQZ doli partia e parë me 25,49% të votave.
E pas këtij rezultati tashmë në degët e këtij subjekti nëpër komuna kanë filluar anëtarësimet.
Një i tillë ka ndodhur sot në degën e Vetëvendosjes në Gjakovë. Anëtari më i ri këtij subjekti në këtë komunë ka emrin dhe mbiemrin e njëjtë sikurse kryetari i kësaj partie Albin Kurti.
Agon Batusha kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, në Facebook ka bërë të ditur se Albin Kurti është anëtari më i ri i Qendrës së VV-së në këtë qytet.
“Pas entuziasmit të fitores, po pranojmë anëtarësime të djemve dhe vajzave të reja, kryesisht votues për herë të parë. Mbrëmë pranuam anëtarësimin e Albin Iljaz Kurtit. Koiqidencë, por e vërtet e madhe”, ka shkruar Batusha.
Sipas kryetarit të degës së VV në Gjakovë, Kurti ka lindur në vitin 1999 dhe jeton në Gjakovë.
“Me profesion është rrobaqepës, por pasion e ka dizajnin. Albin, emri dhe mbiemri yt është simbol i shpresës në Kosovë. E di, është përgjegjësi, por mbi gjitha mbaje me krenari se #erdhiDita”, thuhet në postimin e Batushës. /Telegrafi/