Site icon Telegrafi

Pas prezantimit të Koundes, Laporta konfirmon një tjetër super lajm për tifozët e Barcelonës

Jules Kounde mbërriti në terrenin stërvitor të Barcelonës të hënën në mëngjes për t’u prezantuar zyrtarisht si nënshkrimi i tyre i fundit. Siç pritej të ishte rasti kur përfshihen mediat, presidenti Joan Laporta ishte po aq në qendër të vëmendjes.

Në fakt, kreu i klubit katalunas mori përsipër të jepte një lajm të madh. Ai fillimisht kishte shprehur besimin se Barcelona do të ishte në gjendje të regjistronte të gjitha nënshkrimet e tyre të reja.

“Ne po bëjmë gjithçka që ata kërkojnë për t’i regjistruar. Unë supozoj se ata nuk do të na vënë asnjë pengesë. Shpresoj që La Liga të bëjë të njëjtin interpretim si ne. Nëse jo, ne do të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi Laporta.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Ai më vonë u pyet nëse ky besim bazohej në të ardhurat nga shitjet e lojtarëve apo nga aktivizimi i një levë të tretë ekonomike. Laporta konfirmoi se ishte kjo i fundit.

“Ne kemi shitur 25 për qind të të drejtave televizive për Barcelonën. Dhe shitja prej 100 milionë euro për 25 për qind të të drejtave televizive të Barçës te Socios.com. Ne po bëjmë detyrat tona për të regjistruar lojtarët”.

Duket se Barcelona me aktivizimin e levës së tretë nuk do të ketë probleme që t’i regjistrojë transferimet e reja, por që e ardhmja e klubit tashmë është në rrezik. /Telegrafi/

Exit mobile version