Telegrafi

Pas poshtërimit në Detin e Zi, Putini shkarkon “komandantin më të lartë detar” të Rusisë

Rusia duket se ka shkarkuar komandantin e saj të lartë detar pas një sërë pengesash poshtëruese në Detin e Zi, ku luftanijet e saj janë goditur nga dronët dhe raketat ukrainase.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy burime ruse të lajmeve thanë se admirali Nikolai Yevmenov, komandanti i përgjithshëm i marinës ruse që nga maji 2019, ishte shkarkuar dhe zëvendësuar nga admirali Alexander Moiseev.

Si Izvestia, një gazetë me bazë në Moskë e lidhur me Kremlinin, dhe Fontaka, një agjenci lajmesh në Shën Petersburg, cituan burime të paidentifikuara që konfirmonin ndryshimin e komandës në krye të marinës ruse, me qendër në Shën Petersburg.

Lexo po ashtu Imazhe satelitore që zbulojnë zgjerimin e varrezave ruse të luftës, pas humbjeve të mëdha të trupave në Ukrainë

Por as ministria ruse e mbrojtjes dhe as Kremlini nuk kanë komentuar një lëvizje të tillë.

Në mënyrë të pazakontë, gjithashtu, blogerët ushtarakë rusë të lidhur me Kremlinin gjithashtu nuk e kanë konfirmuar ende ndryshimin e udhëheqjes.

Sidoqoftë, Marina e Rusisë është kritikuar shumë gjatë luftës për pamundësinë për të mposhtur flotën më të vogël ukrainase.

Lexo po ashtu Momenti kur dronët ukrainas godasin anijen luftarake 65 milionë dollarëshe të Putinit – sulmohet po ashtu edhe ura që lidh Krimenë me kontinentin

Javën që lamë pas, inteligjenca ukrainase tha se një nga dronët e saj kishte goditur dhe fundosur një anije patrullimi ruse, duke vrarë shtatë marinarë.

Ndërkohë në shkurt, ministria ruse e mbrojtjes shkarkoi komandantin e saj të Flotës së Detit të Zi për të tretën herë që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/