Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka folur lidhur me rastin e plagosjes së vëllait të tij, Islamit.
Në një bisedë me Magazina.al, Selimi i cili ndodhet jashtë vendi ka thënë se vëllai i tij është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rreziku për jetë.
Ai ka thënë se Islami ka pasur një gërvishtje të lehtë dhe shëndeti i tij nuk ka telashe.
Mësohet se rasti ka ndodhur rreth orës 19:40, ku i dyshuari Xhevat Nuhaj pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Islam Selimit.