Rusisë është pezulluar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut gjatë seancës së sotme të i OKB-së në New York.
Nëntëdhjetë e tre vende votuan pro pezullimit ndërsa 24 ishin kundër dhe 58 abstenuan.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i është përgjigjur lajmit të përjashtimit të shtetit rus.
Russia’s rights of membership in the UN Human Rights Council has just been suspended. War criminals have no place in UN bodies aimed at protecting human rights. Grateful to all member states which supported the relevant UNGA resolution and chose the right side of history.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 7, 2022
“Kriminelët e luftës nuk kanë vend në organet e OKB-së që synojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Falënderoj të gjitha shtetet anëtare që mbështetën rezolutën përkatëse të OKB-së dhe zgjodhën anën e duhur të historisë”, shkroi ai në Twitter.
Ndër vendet që mbështetën pezullimin ishin SHBA, vendet e BE-së, Britania e Madhe, Shqipëria. Befasi ishte edhe vota pro e Serbisë.
Ndryshe, Kina, Siria dhe Bjellorusia ishin mes atyre që votuan kundër mocionit. India, Egjipti dhe Afrika e Jugut ishin midis kombeve që abstenuan. /Telegrafi/