Telegrafi

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, Fifi: Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ai qëndroi plot 103 ditë brenda këtij spektakli, gjersa arriti të marrë edhe çmimin e madh prej 160 mijë eurosh.

Pas fitores së tij reagime qenë të shumta dhe një të tillë së fundmi e bëri edhe artistja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja bëri një koment pas përfundimit të BBVK-së duke përgëzuar gjithë produksionin për realizimin e një ‘reality show’ të këtij lloji.

Lexo po ashtu Stresi shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova

“Stresi, e fitove vëlla”, shkroi fillimisht ajo.

“Big Brother VIP Kosova hallall për këtë edicion njerëzor, hallall. Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”, shtoi mes tjerash 28-vjeçarja.

Kjo duket të jetë një ‘thumb’ për Big Brotherin në Shqipëri, pasi Fifi ishte pjesë në edicionin e parë dhe pati disa mosmarrëveshje me ta. /Telegrafi/