Reperi Don Xhon dhe këngëtari Butrint Imeri kanë shijuar së fundmi një ndejë me muzikë rapsodike.
Në fotografitë e videot e publikuara në rrjetet sociale, dyshja janë parë duke kaluar çaste të këndshme mes një grupi miqsh.
Por një video e reperit nga Drenasi ku shihet duke goditur me çekan një sofër në odën e burrave, nuk ka marrë komente të mira nga ndjekësit në rrjetete sociale.
E për krejt këtë situatë, ai pati një sqarim, të cilin e publikoi përmes një shkrimi në InstaStory.
Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Prom e kemi pas ni iftar me jarana edhe kena kalu qysh eshte ma s’miri. Krejt qa kena bo u kane per show, edhe pikerisht e kena zgjedh muziken qe na bon mos me e harru historine tone, si shenj kujtimi per ata breza qe luftun per lirine tone. Ne asnji rast se kemi perbuze buken, qysh po i shoh do komente, se ju me njihni jo prej nates t’djeshit por qe koxha ni kohe tash, edhe e dini mire kur e boj une ni gjest, a eshte bo me t’keq a me t’mire, keshtu qe nuk po e zgjati si teme at pjese. Brez pas brezi e kemi rujt pasunine edhe ata qe e kemi fitu me djerse. Ne kto tradita jom rrit, ne kto tradita do vazhdoj deri ne frymen e fundit. JU PERSHENDET XHONATANI PREJ DRENICES T’KUQE!”. /Telegrafi/