Site icon Telegrafi

Pas pajtimit, Xhuli i drejtohet Stresit: Nëse e ke bërë për strategji, nuk do të flas më kurrë

Arkimed Lushaj – Stresi dhe Xhuli Nura kanë vendosur që të bëjnë paqe me njëri-tjetrin.

Ata janë konsideruar rivalët më të mëdhenj në Big Brother VIP Kosova dhe kjo gjë ka habitur banorët e tjerë.

Në një bisedë tjetër që kanë bërë dyshja, reperi thotë se e ka ndjerë këtë dhe se e cilëson si motër.

Foto: Screenshot/YouTube

“A po e sheh. A ka gjë më të mirë se me u pajtu dy njerëz si vëlla e motër njëmend edhe me dhënë një mesazh shumë të fortë. Pasha kokën e nënës si motër e vëlla. Unë nuk jam ai legen që më ke thënë ti. Njëmend e ndjej këtë. Nuk kam bërë debate kurrë me femra”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Bënë paqe me njëri-tjetrin, Stresi për Xhulin: Do ta respektojë si motër, këta jemi ne që dimë t’i ulim edhe gjakrat

Modelja nga Drenica në anën tjetër e pyeti nëse këtë po e bën për lojë, sepse në këtë rast nuk do të fliste me të.

Foto: Screenshot/Instagram

“Nëse e bën si strategji, nuk do të flas kurrë”, theksoi ajo.

Që nga fillimi i spektaklit, dy konkurrentët e kanë ofenduar njëri-tjetrin në mënyra të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version