Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka mbërritur në objektin e Qeverisë.
Sorensen tashmë ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Sorensen pas takimit me Kurtin do ketë takim të veçantë edhe me kryenegociatorin kosovar për dialog, Besnik Bislimi.
Nuk dihet nëse Sorensen do të deklarohet për media pas përfundimit të takimeve.
Emisari i BE-së do të qëndrojë në Kosovë deri më 19 mars. Kjo është vizita e tij e parë në vend prej kur ka marrë detyrën më 1 shkurt. /Telegrafi/