Telegrafi

​Pas Osmanit, Peach shkon në takim te Kurti

I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit me presidenten Osmani, Peach do të diskutojë edhe me kreun qeveritar për situatën aktuale në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi po mbahet i mbyllur për media, derisa të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë hyrjes së emisarit britanik në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë muajit janar Kosovën dhe Serbinë do t’i vizitojë edhe këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Telegrafin ka deklaruar se vizita e tyre ka për qëllim caktimin e takimit të radhës të nivelit të lartë në Bruksel.

“Është e pritshme që gjatë janarit të vijnë në Prishtinë emisari evropian Lajçak, ai amerikan Escobar, francez Bone dhe ai gjerman Plottner, drejt një takimi të radhës të nivelit të lartë në Bruksel, për dialog për marrëveshje atje që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”. /Telegrafi/