Telegrafi

Pas njohjes, Kurti pret që të krijojë bashkëpunim në të ardhmen me shtetin e Xhamajkës

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka përshëndetur njohjen e shtetësisë nga Xhamajka.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka thënë se pret në të ardhmen e afërt të bashkëpunojë me shtetin e Xhamajkës dhe t’i shpreh mirënjohje për veprimin ndaj Kosovës.

“Dëshiroj ta falënderoj popullin dhe qeverinë xhamajkane, në veçanti kryeministrin Andrew Holness. Mezi pres që të bashkëpunojmë dhe t’i tregojmë mirënjohjen e Kosovës në çdo mundësi të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lexo po ashtu Xhamajka njeh Pavarësinë e Kosovës

Lajmin për njohje nga Xhamajka e ka bërë të ditur presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Twitter.

Ndryshe, Aktualisht, në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, figurojnë 116 shtete, të cilat thuhet se e kanë njohur Kosovën, ndërkaq ky është shteti i 117./Telegrafi/