Ka kohë që këngëtarja e mirënjohur, Kaltrina Selimi, është tërhequr nga muzika dhe madje edhe duke qëndruar larg syrit të publikut.
Por, së fundmi, ajo i ka befasuar miqtë dhe adhuruesit e saj me një paraqitje të rrallë në rrjetet sociale.
Artistja është shfaqur e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të kuqe, aksesorë dhe duke kompletuar dukjen me një grim më të theksuar.
Krahas imazheve që ndau me ndjekësit në Instagram, Kaltrina pranoij komente të shumta pozitive për dukjen e saj plot sharm.
Ndërkohë, rikujtojmë që këngëtarja prej vitesh është zhvendosur në Londër së bashku me familjen e saj, ku edhe po vazhdon jetën larg muzikës./Telegrafi/