Site icon Telegrafi

Pas një nate plotë alkool e zuri gjumi anglezen – kur u zgjua kuptoi se fjetja e saj ishte transmetuar live në TikTok

Një grua u zgjua nga gjumi duke kuptuar se është bërë virale dhe sensacion në internet, kur e zuri gjumi dhe gjithçka u filmua live në TikTok pas një nate plotë alkool – ku për dy orë u transmetua fjetja e saj derisa u ndërpre kur asaj i dolën gjinjtë jashtë.

Eva Jones, 23-vjeçe, humbi pothuajse vetëdijen nga konsumi i madh i alkoolit gjatë një ahengu, e duke mos e ditur telefoni i saj kishte qëndruar i ndezur dhe në TikTok ishte transmetuar live fjetja e saj që mori 5.4 milionë shikime, transmeton Telegrafi.

Eva që jeton në Liverpool të Anglisë, u alarmua nga një mikeshë që i telefonoi për t’ia bërë me dije se fjetja e saj po transmetohet live në TikTok.

Studentja mësoi se asaj i kishin dalë gjinjtë jashtë derisa po flinte. E pasi u zgjua mësoi se ishte bërë “yll” i TikTokut. /Telegrafi/

Exit mobile version