Policia e Kosovës njofton se në Pejë me datë 18.11.2019, në orën 20:05, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje verbale në komunikacion rrugor e kishte kanosur, duke ja drejtuar edhe armën, viktimën femër K/Shqiptare.
Sipas raportit policor nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/