Site icon Telegrafi

Pas një mosmarrëveshje me të dashurin e saj, ia vjedh armën dhe shkrep një fishekë në Prishtinë- gruaja dërgohet në mbajtje

Foto: Ilustrim

Një grua është arrestuar e cila pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën e zjarrit të dashurit të saj dhe në shenjë revolte kishte shkrepur një fishekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:50, në Prishtinë.

Tutje thuhet se arma me 9 copë fishekë është konfiskuar, ndërsa e dyshuara me vendi të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 23.02.2025 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshje verbale ia kishte vjedhur armën e zjarrit  të dashurit të saj, viktimës mashkull kosovar dhe në shenjë revolte kishte shkrepur  një fishekë. Arma me 9 copë fishekë është konfiskuar ndërsa  e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version