Një person është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar një mjet të mprehtë-thikë.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:30, në Prishtinë.
Tutje thuhet se thika është konfiskuar, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ishte prezantuar si person zyrtar si dhe kishte ekspozuar një mjet të mprehtë-thikë. Thika është konfiskuar ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/