Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të kyçjes ilegale në njehsorë të rrymës dhe si pasojë është dëmtuar instalimi i rrymës në objektin kolektiv banesor.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicë, në ora 20:20.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i KEDS dhe zjarrfikësit”, bëhej e ditur në raport.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/