Site icon Telegrafi

Pas nënshkrimit të kontratës, Wengerit i sigurohen 115 milionë euro për transferime gjatë verës

Menaxheri Arsenalit, Arsene Wenger, ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare me klubin nga Emirates, ndërsa gjatë ditës së mërkurë pritet të ndodhë edhe njoftimi zyrtar.

Në marrëveshje nuk përfshihet klauzola për prishjen e kontratës, ashtu që duhet të kompletohet, me ç’rast, francezi do t’i bëjë 23 vjet në krye të Topçinjve kur t’i skadojë kontrata e re.

Lexo po ashtu Me gjithë kritikat e tifozëve, Wenger edhe dy vite te Arsenali?

Përkundër se tifozët kanë qenë kundër, klubi i beson trajnerit dhe madje, nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë që t’ia vazhdojnë sërish atë.

Arsenali pritet të shpenzojë 100 milionë funte (115 milionë euro) në afatin kalimtar veror në transferimin e lojtarëve të rinj, në mënyrë që të jetë serioz në garën për titullin e Ligës Premier.

Klubi anglez shpenzoi një shifër të përafërt edhe ne verën e kaluar, mirëpo dështoi të kualifikohej në Ligën e Kampionëve e të mos flasim të konkurrojë për titull.

Wenger, i cili është në krye të skuadrës që nga viti 1996, arriti që këtë edicion ta fitojë Kupën FA duke e mposhtur Chelsean në finale. /Telegrafi/

Exit mobile version