Artistja shqiptare me famë botërore së fundmi i dha fund lidhjes me regjisorin Romain Gvaras.
Pas një romance tetë mujore, burime të The Sun thanë se dyshja kanë vendosur që të shkojnë në rrugët e ndara.
Por, tani thuhet se artistja e hitit “Levitating” ka nisur një romancë të re me këngëtarin dhe tekstshkruesin, Omar Apollo.
Thashethemet erdhën pasi disa foto të dyshes u bën virale në rrjetet sociale, ku ata shihen duke u larguar bashkë.
Të dy u fotografuan në të njëjtën makinë pasi morën pjesë në një ‘after-party’ të Balenciagas, duke ngjallur kështu dyshimet se mes tyre ka nisur një romancë.
Ylli 28-vjeçar konfirmoi se ishte në lidhje me regjisorin në mars, kur të dy u fotografuan duke shkuar në shtëpi së bashku nga sfilata e Javës së Modës në Paris në Saint Laurent.
Romain, i cili më parë ishte në lidhje edhe me artisten tjetër shqiptare me renome ndërkombëtare Rita Ora.
Ndërkohë, para Gavras, Dua kishte një romancën edhe me modelin e njohur, Anwar Hadid. /Telegrafi/