Kim Kardashian së fundmi zbuloi se nuk është në kërkim të një partneri të ri, një muaj pas ndarjes me ish-komedianin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.
Gjatë një paraqitjeje në “Live with Kelly and Ryan” të hënën, Kardashian u pyet se çfarë po kërkon nga një mashkull i ri dhe me kë mund ta shohë veten potencialisht, ajo u përgjigj duke thënë, “absolutisht askush” dhe se nuk është duke kërkuar dikë për momentin.
Kardashian aludoi për faktin se ajo ka kaq shumë gjëra që ndodhin në jetën e saj tani që kërkon aq shumë vëmendjen e saj, saqë nuk do të kishte vend për një të dashur.
“Unë nuk jam duke kërkuar për asgjë”, tha ajo. “Unë mendoj se me të vërtetë duhet të jem vetëm dhe të fokusohem dhe të mbaroj shkollën juridike dhe të fokusohem te fëmijët e mi”.
Më herët në shtator, Kardashian bëri shaka në “The Late Late Show with James Corden” se meqenëse marrëdhëniet e saj me njerëzit në industrinë e argëtimit nuk duket se po funksionojnë, ajo do të kërkojë të dashurin e saj të ardhshëm në profesione të tjera.
“Unë mendoj se do të jetë, si një shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, doktor ose avokat”, i tha ajo Corden. “Kjo është ndoshta ajo që unë parashikoj në të ardhmen”.
Kim ndërkohë ka qenë në një lidhje të gjatë me Kanye West, nga i cili bëri kërkesën për divorc në vitin 2021.
Ata kanë nisur të takohen në vitin 2011 dhe u martuan në një ceremoni në 2014.
Ish-çifti kujtojmë se kanë bashkë katër fëmijë. /Telegrafi/