Site icon Telegrafi

Pas ndarjes nga Lumbardhi, Kaderi publikon fotografi e buzëqeshur në pushime

Çifti i njohur i Big Brother VIP Kosova, ka vendosur të përfundojë lidhjen e tyre, duke bërë që lajmi të tërheqë vëmendjen e mediave dhe fansave.

Ndarja e tyre është bërë një temë e nxehtë diskutimesh, duke pasur parasysh se ata ishin një çift që e ruajti lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

Së fundmi, dyshja kishte qenë shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë shpesh momente nga pushimet e tyre të përbashkëta dhe duke u shfaqur në mënyrë të dukshme dhe të lumtur përpara ndjekësve.

Foto: Kader Kicaj/Instagram

Kjo ndarje ka ardhur si një surprizë për shumë prej tyre, pasi ata ishin parë si një çift i fortë dhe i lidhur pas përfundimit të spektaklit.

Lajmi për ndarjen është konfirmuar nga Kaderi, e cila ka shpërndarë informacionin përmes një shkrimi në InstaStory.

Foto: Kader Kicaj/Instagram

Pas ndarjes, ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e buzëqeshur dhe në formë të shkëlqyer, duke pozuar mbi një anije dhe duke shijuar pushimet e saj.

Këto imazhe tregojnë se ajo po e kalon mirë në këtë periudhë të re në jetën e saj. /Telegrafi/

Foto: Kader Kicaj/Instagram
Foto: Kader Kicaj/Instagram
Exit mobile version