Site icon Telegrafi

Pas ndarjes nga Kanye West, Kim Kardashian shijon pushimet vetëm me fëmijët

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Kim Kardashian gjatë kësaj kohe ka qenë shumë e përfolur në tabloidet e huaja e po ashtu edhe në rrjete sociale.

Kjo pas ndarjes nga Kanye West, me të cilin ishte e martuar për më shumë se gjashtë vite.

Të njëjtit kanë së bashku katër fëmijë, gjersa ylli i “Keeping Up With the Kardashians ka filluar pushimet vetëm me ta.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Kim ka ndarë me 212 milionë fansat disa imazhe nga pushimet, në të cilët duket se po kalon një kohë të mrekullueshme.

“Jeta e nënës në pushime. Pushimet e Pranverës”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Divorci i tretë për Kim Kardashian: Kush janë burrat e saj të mëparshëm?

Në fotografitë që ka publikuar, Kardashian shfaqet duke u përqafuar me fëmijët e duke marrë rreze dielli.

Siç ka deklaruar, ajo do jetë më shumë e fokusuar tek fëmijët përkundër divorcit me reperin 43 vjeçar.

Ky njëherësh ishte divorci i tretë për Kim, e cila më parë ka qenë e martuar me Damon Thomas dhe lojtarin e NBA, Kris Humphries. /Telegrafi/

Exit mobile version