Site icon Telegrafi

Pas ndarjes nga Isaac Carew, tabloidet spekulojnë për një lidhje të re të Duas

Isaac Carew dhe Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Ajo është ndarë nga i dashuri i saj, Isaac Carew tri javë më parë. Dhe Dua Lipa duket se po shijon statusin e saj ‘single’, por  raportohet se gjatë kësaj kohe është takuar disa herë me Anwar Hadid.

Këngëtarja 23 vjeçare ka qenë shumë e afërt më vëllanë 20 vjeçar të modeleve Gigi dhe Bella Hadid, gjersa po kalonin kohë së bashku në Los Angelos, shkruan The Sun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Mail Online i ka kontaktuar të dyja palët për një koment, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Anwar Hadid (Foto: Instagram/Anwar Hadid)

Anwar i cili është tre vjet më i vogël se Dua, më parë ka qenë në një lidhje të shkurtër me modelen Kendall Jenner.

Nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare në vitin 2013 ka filluar të takohet me modelin dhe kuzhinierin e famshëm, të cilët ishin plot katër vite së bashku. Ajo më pas është takuar me muzikantin Paul Klein, për t’u ribashkuar sërish me Isaac në janar të vitit të kaluar.

Dua tashmë i është përkushtuar karrierës së saj, ku po vazhdon të punojë në projektet e reja muzikore që do t’i sjell me albumin e dytë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version