Site icon Telegrafi

Pas ndarjes nga Ben Affleck, Ana de Armas në një lidhje të re me Paul Boukadakis

Aktorja Ana De Armas është larguar përfundimisht nga Ben Affleck dhe tani thuhet se ka nisur një romancë dashurie me aktorin Paul Boukadakis.

Ylli i “Knives Out” – e cila filloi lidhjen me Ben Affleck në fillim të vitit 2020 deri në janar të këtij viti – duket se po shijon një romancë të re prej muajsh.

“Paul dhe Ana u prezantuan përmes miqve. Ai është me qendër në Austin, por e ndan kohën e tij midis Teksasit dhe Santa Monikës. Ai ka qenë duke kaluar shumë kohë me Anën para se ajo të largohej nga ShBA për të xhiruar filmin e saj të ri”, ka thënë një burim.

Ana De Armas (Foto: Getty Images)

Burimi shton se gjërat kanë shkuar mirë mes çiftit të ri, dhe ai tashmë e ka prezantuar de Armas me anëtarët e familjes.

Boukadakis ishte bashkëthemelues dhe CEO në Wheel, i cili u ble nga Tinder në 2017 për të shtuar bashkëpunimin me video.

Lexo po ashtu Ben Affleck dhe J.Lo fotografohen duke u puthur

Ndërkohë, Ana në maj ka nisur xhirimet e filmit të ri që do jetë pjesë e Netflix, “The Grey Man”.

Në këtë film luajnë po ashtu edhe Chris Evans e Ryan Gosling.

Ben Affleck dhe Ana De Armas (Foto: Getty Images)

Aktorja nga Kuba dhe Affleck u ndanë në janar pas më shumë se një vit së bashku.

Artisti amerikan në anën tjetër javë më parë ka rindezur romancën me Jennifer Lopez, e cila po ashtu në prill i dha fund fejesës së saj me Alex Rodriguez. /Telegrafi/

Ben dhe Ana De Armas (Foto: Backgrid)
Exit mobile version