Site icon Telegrafi

Pas mosmarrëveshjes me një person gjuan me armë në drejtim të shtëpisë së tij, arrestohet nga Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës, por pa pasoja në njerëz.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 18:30 në Prishtinë.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës, por pa pasoja në njerëz”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, një gëzhojë dy karikatorë dhe katër pako me nga 50 copë fishekë (200 fishekë).

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version