Telegrafi

Pas momenteve intime bashkë, Xhuli dhe Atdheun flasin për raportin e tyre: Pëlqehemi, nuk jemi të dashuruar

Hyrja e Atdhe Xharavinës në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova duke se ka trazuar ‘ujërat’.

Që në ditën e parë ai ka krijuar një raport më të afër me banoren tjetër, Xhuli Nura dhe tashmë dyshja janë të pandashëm.

Nuk kanë munguar as momentet intime dhe të afërta mes tyre gjatë gjithë javës që po lëmë pas dhe raporti i tyre u komentua edhe sonte (e premte) gjatë mbrëmjes së spektaklit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Teksa foli për marrëdhënien e tyre, Xhuli u shpreh se ardhja e Atdheut ka sjellur diçka që asaj i ka munguar që nga hyrja në BBVK.

Ajo tha se dëshiron që të njihet me të dhe nëse diçka do të lind mes tyre këtë do ta vazhdojnë edhe kur të dalin jashtë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Diçka që më ka munguar mu këtë kohë është një përqafim, ledhatim, e kam marrë atë që kam dashur, po na shkon muhabeti, ta shohim ku mundet me shku, nuk jam kundër nëse pëlqehemi do të vazhdojmë edhe jashtë, por dua të njihem më shumë me Atdhuen dhe për këtë i kam kushtuar më shumë kohë Atdheut sesa banorëve të tjerë”, tha Xhuli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti

Ndërkohë, Atdheu u shpreh se ndonëse nuk mund të thotë se është i dashuruar ai ndihet mirë me Xhulin.

“Nuk ka lindur dashuria ende, sepse fjala dashuri është e madhe, nuk jam i dashuruar absolutisht por po ndihem shumë mirë”, tha ai.

Theksojmë që dyshja kanë zbuluar se njiheshin edhe nga jashtë ndonëse nuk kishin ndonjë raport mes tyre. /Telegrafi/