Telegrafi

Pas Messit, edhe Ronaldo në gjyq për evazion fiskal

Çështja e evazionit fiskal ka zënë nën akuzë edhe Cristiano Ronaldo. Zyra e taksave në Spanjë ka përfunduar hetimin e saj për sulmuesin e Realit të Madridit.

Në përfundim të hetimeve rezulton se portugezi ka fshehur shumën e 15 milionë eurove nga vitit 2011 deri në 2014.

Lexo po ashtu Barcelona i ka ofruar mbështetje të plotë Messit pas vendimit të gjykatës

Tashmë dosja voluminoze i është dërguar zyrës së krimit ekonomik, me këta të fundit që tashmë duhet të vendosin nëse ndaj CR7 do të ketë masa ndëshkuese, transmeton Supersport.

Në bazë të investigimeve, pasi është vënë në dijeni të hetimit, sulmuesi ka zhvendosur të gjithë kapitalin e tij jashtë Spanjës, konkretisht në ishujt Virgjinales, por edhe në disa shtete të tjera, ku individ të ndryshëm me potencial të madh ekonomik fshehin të ardhurat e tyre.

Lexo po ashtu Ronaldo këndon: Të dua Real Madrid (Video)

Në lidhje me masat që duhet të merren ndaj 30-vjeçarit, zyrtarë që po merren me këtë çështje janë të ndarë në opinionet e tyre. Disa prej inspektorëve të krimit ekonomik, mendojnë që portugezi nuk duhet të ndëshkohet penalisht, por vetëm me ndonjë masë administrative gjobë, ndërsa një pjesa tjetër mendon të kundërtën.

Krimi Ekonomik ka marrë në shqyrtim dosjen dhe po vijon me hetimet, në lidhje më këtë akuzë që rëndon mbi Cristiano Ronaldon dhe më pas do të vendoset masa ndëshkimore.